Ultimatumi: Paguaj 5 mln.$, ose përjashtim!

Këshilli Botëror i Atletikës (WA) vendosi ta përjashtojë Federatën Ruse të Atletikës (FRA), nëse ajo nuk paguan gjobën prej 5 milionë dollarësh përpara 15 gushtit. Sipas deklaratës së WA, vendimi për të lejuar 10 atletë ruse, të marrin pjesë si neutrale në garat më të mëdha ndërkombëtare, do të rishikohet nga dhjetori i këtij viti.

Federata Ruse e Atletikës është pezulluar nga funksionet e saj që nga nëntori i vitit 2015 pas zbulimeve të praktikave të dopingut, të sponsorizuara nga autoritetet e vendit. Tensioni është rritur, pasi u zbulua që presidenti Lysenko shkelte rregullat për kontrollet antidoping dhe paraqiste dokumenteve të falsifikuara nga zyrtarët e federatës.

Kryetari i “Task-Force”, Rune Andersen shprehu zhgënjimin, pasi ata kishin parë “shumë pak për sa i përket ndryshimit të kulturës në atletikën ruse” gjatë pesë viteve të fundit. Ai vetë kishte “investuar” shumë kohë dhe përpjekje të jashtëzakonshme, për të ndihmuar FRA për të reformuar veten dhe atletikën ruse, në të mirë të të gjithë atletëve të pastër ruse”, por që përgjigja e federatës kishte qenë e pamjaftueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!