Kamberi rikthehet në Zvicër, te St. Gallen…

Mbrojtësi kosovar Florian Kamberi rikthehet në vendlindje. Ai, pasi ka përfunduar aventurën skoceze 3-vjeçare në radhët e skuadrës të Hibernians, i është bashkuar klubit St. Gallen, nënkampion të Zvicrës.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit zviceran, e cila tregon se 25-vjeçari Kamberi, i lindur në Zyrih të Zvicrës, ka nënshkruar një kontratë të re 3-vjeçare me skuadrën e St. Galen. Hapat e parë si futbollist profesionist, ai i ka hedhur te Grasshopers.

Florian Kamberi, pasi ka luajtur me përfaqësuesen helvete U-21, është bashkuar me përfaqësuesen e Kosovës, të cilën për shkak mosaktivizimi e la, për të pranuar së fundmi ftesën e Kombëtares kuqezi të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!