Broja ndjek Rashicën, huazohet te Viteshë…

Armando Broja talenti shqiptar i Çelsit i bashkohet Viteshës në Eredivisie. Sulmuesi i moshave të londinezëve iu bashkua skuadrës A të Lampard duke regjistruar debutimin historik por për shkak të rivalitetit të madh në një ekip ku yjet janë me shumicë, do të huazohet te skuadra holandeze në Arnhem.

Një aventurë e re për 19 vjeçarin i cili me shumë gjasa do të ecë në gjurmët e Milot Rashicës i cili jo shumë larg ishte protagonist absolut te Viteshë.

Për tu theksuar fakti që sikurse Çelsi edhe Viteshë është në pronësi të pronarit rus Roman Abramoviç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!