LaLiga raste infeksioni, në Skoci lojtari ikën nga karantina

Raste të reja pozitive te Atletiko Madrid, Valencia, Espanjol dhe Betis në Spanjë.
Hija e COVID-19 kthehet në frikë dhe merr përmasa në botën e futbollit, ende e angazhuar në kërkimin e normalitetit pas bllokimit të gjatë që nisi në mars.

Në Spanjë, një nga vendet evropiane që lufton për ndalimin e virusit, rastet e lojtarëve të infektuar po shumohen por lajme shqetësuese vijnë edhe nga Skocia.

Pas pozitivitetit të Angel Korreas dhe Sime Vrsaljkos, i cili do të humbasë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve midis Atletikos dhe Lajpcigut, dy anëtarët e tjerë të skuadrës së Valencia, një nga Espanjoli dhe një nga Betis (Loren Moron) nuk kaluan provat, duke rezultuar pozitiv.

Sakaq në Skoci, një futbollist i Selltik i cili ishte vendosur në karantinë prej infektimit, e ka thyer atë e vënë në alarm jo vetëm klubin por dhe ecurinë e kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!