Bartomeu: Pas Championsit për Lautaron…

Presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu foli për merkaton aktuale në një intervistë për ‘Bein Sports’ duke prekur tema të ndryshme.

Kreu i blaugranëve evitoi të flasë për Mesin, por nuk la pa cekur Nejmarin me të cilin duket se portat e rikthimit në ‘Camp Nou’ janë mbyllur.

Për Lautaro Martinez: “Kur të përfundojë Liga e Kampionëve, ne do të flasim me Inter ”.

Disa fjalë për shkëmbimin e Artur-Pjaniç: “Ne morëm një ofertë të mirë nga Juve dhe lojtari gjithashtu mori një të tillë që ne nuk mund ta arrinim. Jam i lumtur që Pjanicç firmosi për ne. E kishim ndjekur me vite të tëra. Neymar?

Pas Koronavirusit është e ndërlikuar të mendojë për negociata të tilla. PSG nuk dëshiron ta shesë atë dhe situata ekonomike nuk është e mirë “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!