Reali vendosi: Japonezi Kubo te Vijarreal…

Edhe pse ende mungon zyrtarizimi, sipas të përditshmes “AS”, të mërkurën Real Madrid dhe Vijarreal, kanë arritur një marrëveshje për transferimin e japonezit Take Kubo. Negociatat e nisura të martën, përfunduan me sukses të nesërmen dhe e ardhmja e 19-vjeçarit është përcaktuar.

Të paktën  edhe për një sezon. Gjithsesi, pretendimet e Granadës, Celtës, Osasunës, por edhe Bayer Mynihut, për ta përfshirë në planet e tyre talentin japonez, tashmë duhen fashitur.

Marrëveshja është vetëm për një sezon dhe pa një mundësi blerjeje, skenari i vetëm që u mendua si nga Madridi ashtu edhe nga Kubo. Në fakt, “mbretërorët”, janë të kënaqur me rritjen e japonezit te Majorka, megjithë vështirësitë dhe rënien e ekipit nga La Liga.

Vijarreal do të paguajë rrogën e futbollistit, që do të thotë një shpenzim total prej rreth 5 milionë eurosh. Me këtë transfertë, edhe trajneri bask Unai Emeri, mund t’i ulë tonet e zëmerimin ndaj drejtuesve të klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!