45-vjeçari Moreno, trajneri i ri Espanjolit…

Espanjolit, që zbriti nga La Liga, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me trajnerin 45-vjeçar Vicente Moreno, i cili sezonin e ardhshëm do ta drejtojë skuadrën nga Barcelona, në divizionin e parë të futbollit spanjol.

Skuadra katalane kishte njoftuar ndarjen me trajnerin Abelardo Fernandez, që nga dhjetori i vitit 2019. Drejtori sportiv Francisko Rufete, mori përsipër drejtimin e Espanjolit deri në fund të sezonit, por pa mundur të frenonte rënien nga La Liga.

Në gjysmën e parë të vitit të shkuar, edhe David Galego dhe Pablo Makin, e kishin trajnuar skuadrën katalane nga tre muaj secili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!