Xhaferi: “Koha për të risjellë Vllazninë e madhe”

Dje ndaj Besëlidhjes në “play-out”, Vllaznia me fitoren e lehtë 3-1, ruajti vendin në Superiore edhe për edicionin e ri.

Presidenti Alban Xhaferi, i cili dje ka deklaruar se do ketë ndryshime (u lakua emri i Djarmatit si drejtor sportiv) para mediave, ka shtuar se për të kthyer Vllazninë ku e meriton, do duhet kontribut dhe sakrificë e madhe.

Unë dua të falënderoj të gjithë djemtë që kanë pasur impenjim maksimal këto tre ditë, dua t’i përgëzoj një nga një të gjithë, edhe trajnerin, tifozët që na kanë mbështetur.

Ky është një fillim i ri për të gjithë, u premtoj që Vllaznia e madhe do të vijë në vijim, Vllaznia e madhe do të kthehet ku e ka vendin, në majat e futbollit shqiptar sepse Vllaznia është emër i madh dhe do të luftojmë të gjithë ta çojmë në objektiva të reja, të mos përsëritet më kjo situate.

Situata do të jetë pjesë e vlerësimeve teknike, mua më takon të mbështet skuadrën me element të tjerë, u takon teknicienëve. Çdo gjë do të jetë në momentin e duhur, është kohë e shkurtër në dispozicion, por do të arrijmë të organizojmë skuadrën.

Dedja?

“Të gëzojmë njëherë vazhdimin në Superiore se ishte më e rëndësishmja, shumë shpejt do të kemi njoftime të reja”

Si t’ju konsiderojmë sponsor, president, apo ?

“Pak rëndësi ka. Kemi nënshkruar një kontratë bashkëpunimi dhe do ti përmbahemi asaj. Natyrisht vendimet e mia do të merren në bashkëpunim me Bashkinë edhe te të tjerët, pasi po ju kujtoj se pranë klubit të futbollit ka dhe të tjerë,”- tha Xhaferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!