Sanço transferta rekord te Junajtid

Mançester Junajtid hap thesin: 120 milionë euro për 20-vjeçarin e talentuar.

Gjermania ‘Sport Bild’ ka zbuluar se ylli i Dortmund, Xhejdon Sanço, ka mbyllur trasferimin e tij në ishull me Mançester Junajtid.

‘Djajtë e Kuq’ pas hezitimeve të shumta janë bindur që t’i përmbushin kërkesat e Dortmundit dhe do të paguajnë 120 milionë euro për 20-vjeçarin e talentuar.

Nga ana e tij, Dortmundi teksa ka kërkuar 130 milionë euro për xhevahirin e tij, në fund është dorëzuar, ndërsa Sanço realizon dëshirën personale për t’u rikthyer në vendlindje e të luajë në Premier League.

Sanço pati një sezon fantastik me Dortmundin, duke zhvilluar 44 ndeshje me 20 gola të realizuar dhe po aq asistime.

Junajtid sipas raportimeve do paguajë me këste shumën e madhe për lojtarin e ri, ndërsa në 2017-tën Siti e pati ‘falur’ te verdhezinjtë për vetëm 7.8 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!