Teuta, fituese e Kupës së Shqipërisë

Finalja numër 68: Teuta-Tirana 2-0 (R. Hoxha 2′, L. Vila)

Finalja merr ngjyrat blu të Teutës së Durrësit. Në ‘Air Albania Stadium’ durrsakët e teknikut Edi Martini, thyejnë pa shumë vështirësi Tiranën e Egbosë në finalen numër 68 të Kupës së Shqipërisë.

Një gol i Rustem Hoxhës në start, ka bërë lëmsh planet e bardhebluve, të cilët përgjatë gjithë pjesës së parë, nuk arritën të shfaqen të rrezikshëm te porta e Frashërit.

Pragmatiste Teuta, e cila vetem në pjesën e dytë ndjeu disi presionin e kampionëve më të rinj të Shqipërisë. Gjithsesi, një gabim në mbrojtje e Tiranës, kushton aty ku Lorenco Vila dyfishon shifrat, duke i dhënë udhë trofeut për në Durrës.

Teuta fiton trofeun numër 4 në histori, ndërsa e sotmja përkon me 100-vjetorin e themelimit të klubit. Nga 4 trofetë, 3 i ka marrë ndaj Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!