Teuta – Tirana, finalja e Kupës…

Teuta-Tirana dhe Kupa e Shqipërisë numër 68 në mes.

Pas pak në ‘Air Albania Stadium’. Protokolli me formacionet më të mira. Në tribunë edhe presidenti i Republikës, z. Ilir Meta për të dhuruar trofeun në fund të takimit.

Teuta për trofeun e 4-t në histori, ndërsa Tirana, pasi u shpall kampion në Kategorinë Superiore pak ditë më parë, për të gjetur trofeun e 17-të në historinë bardheblu të këtij kompeticioni.

Paraprakisht Himni Kombëtar…

2′: 1-0! Gol Teuta. Rustem Hoxha me kokë, topi shkon në rrjetë


79′: 2-0! Gol Teuta, shënon L. Vila. Pas një aksioni nga e djathta, Hebaj jep një asist me gërshërë, Vangjelit i kalon topi mes këmbëve dhe kthehet në asist për Lorenco Vilën, i cili e ka të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!