Teuta në festë, Martini ia del me trofetë

Teuta, pas 15 vite pritjeje, shpallet fituesja e Kupës së Shqipërisë në edicionin e 68-të të kompeticionit të dytë për nga rëndësia. E drejtuar nga Edi Martini, Teuta ka arritur të marrë trofeun, pasi mposhti me shifrat 2-0 Tiranën në stadiumin “Air Albania Stadium” .

Në fakt, përpos meritës së futbollistëve në fushë, presidencës me z Edmond Hasanbelliu në krye, emri i Edi Martinit, lidhet pa zgjidhshërisht me klubin durrsak. Pasi ka fituar një Kupë dhe një titull kampion si futbollist, Martini në rolin e trajnerit, fiton dhe trofeun e dytë personal.

Në verën e vitit 2009, tekniku shkodran në krye të Laçit, pasi e ngjiti ekipin kurbinas në Kategorinë Superiore, fitoi edhe Kupën e Kategorisë së Parë. Sot arritja është goxha më e madhe, pasi Edi Martini ngjit në piedestal Teutën duke i dhuruar Kupën e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!