Peposhi “shtegton” në Kosovë, te Llapi…

Mbrojtësi i majtë i Bylisit, nuk ka humbur kohë. Pas lamtumirës që i ka dhënë skuadrës ballshiote, në gjirin e së cilës ka luajtur prej dy sezonesh, 26-vjeçari Ardit Peposhi është bërë pjesë e skuadrës së Llapit të Podujevës. Lajmi bëhet i ditur nga klubi kosovar, i cili në rrjetet sociale i uron mirëseardhjen mbrojtësit Peposhi.

“Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi. Peposhi, i gjatë 1.85 m, mbrojtës i krahut të majtë ka zhvilluar 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis. Peposhi ka firmosur kontratën dhe prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do i bashkangjitet skuadrës në fazën përgaditore për edicionin e ri”,- shkruhet në lajmin e skuadrës së Llapit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!