Llapi, uron Prishtinën për Kupën e Kosovës

Klubi i Llapit të Podujevës nuk i ka kursyer urimet për skuadrën kryeqytetase të Prishtinës, e cila arriti të fitonte Kupën e Kosovës dhe njëherësh të siguronte edhe pjesëmarrjen në Europa League.

“Urime FC Prishtinës për triumfin në finalen e Digitalb Kupës, suksese në garat evropiane, ndërsa FC Ballkanit i dëshirojmë suksese në sfidat e radhës! Shpresojmë që ky vit të jetë i suksesshëm për të gjitha ekipet që përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare!”, shkruhet në urimin e klubit të Llapit.

Të mërkurën e 29 korrikut, në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, u përballën Prishtina dhe Ballkani, në finalen e Kupës së Kosovës. Goli i sulmuesit Oto Xhon (20’) ishte i mjaftueshëm t’i siguronte fitoren 1-0 skuadrës së Prishtinës, e cila meritoi edhe Kupën e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!