Avdyli rikthehet në Kosovë, te Feronikeli…

Skuadra e “Niklit”, që drejtohet nga trajneri pasionant Afrim Tovërlani, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka arritur marrëveshjen dhe nënshkruar kontratë me portierin Ilir Avdyli.

30-vjeçari nga Podujeva ka qenë pjesë e Superiores, duke veshur më herët fanellat e Tiranës, Kamzës dhe së fundmi, ishte pjesë e skuadrës së Kukësit në Shqipëri.

“Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21,”– ka njoftuar klubi i “Niklit” që luan në Ipko Superligën e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!