Halili: Çështja ‘Zderiç’ ka dy muaj që zien

Kukësi në telashe me një gjyq në FIFA, lidhur me detyrimet e klubit verilindor ndaj ish-futbollistit Filip Zderiç. Skuadra që po revolucionizohet me ardhjen e Gegës në timon (pas pak prezantimi i tij zyrtar në ambientet e “Air Albania” Stadium), ka lajmëruar se ka gjetur akordin me Albin Gashin.

Shqiptari i lindur në Austri, ka dalë nga ekipet e Rapidit të Vienës, ndërsa së fundmi është aktivizuar me Floridsdorfer në Bundesligën 2 austriake.

Ndërkaq, lidhur me çështjen Zderiç, ‘Sporti im.al‘ kontaktoi ish-drejtorin sportiv të Kukësit, Naim Halili.

Drejtori sportiv i Laçit tha se kjo çështje ka afro dy muaj që është bërë prezent te Kukësi, por me gjasë, verilindorët kanë dashur ta mbajnë sekret me mendimin se mund të gjejnë akordin me ish-lojtarin e tyre.

Zderiç?

Kur nënshkruam me futbollistin gjithçka ka qenë sipas rregullave. Situata aktuale me Zderiç duket se është mbajtur e fshehtë nga Kukësi me mendimin se mund ta zgjidhnin mes tyre. Në dijeninë time ka afro 2 muaj ky problem që dihet. Me gjasë pajtimi nuk ka ardhur dhe Kukësi rrezikon merkaton për tre sesione”.

Nuabueze?

Ka një fluks të madh ofertash ndaj Kirian Nuabuezes. Lojtari ynë ka edhe një vit kontratë me Laçin, por nëse do vijë ndonjë kërkesë e lartë do e shohim si mundësi shitjen e tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!