Halili: Stoli gëzohet më shumë se skuadra në fushë

Kreu i klubit kampion të Shqipërisë Refik Halili, në një speciale në “RTSH”, foli për gjithë situatën e skuadrës bardheblu derisa mbërriti te titulli i 25-të. Njeriu i dhënë familjarsiht ndaj klubit më të titulluar në vend tregon emocionet pas fitores së titullit kampion. Edhe nëna ime ka tri vite që ndjek hap pas hapi futbollin‘, thotë presidenti kampion.

A pati mesazhe të koduara nga Halili? Duhet pritur…

Gëzimi është shumë i madh. Kemi qenë shumë të lodhur, unë për vete kam fjetur shpejt por futbollistët kanë festuar deri në orët e vona.

Hera e parë kështu, kemi parë ndeshje pa tifozë. Do ishte mirë që festa të bëhej e meqë ishte 100 vjetori, klubi ka punuar për këtë festë. Kishim shpresa që po shkonim drejt titullit, nuk qe fat që ta bënim me tifozë. Shpresojmë të bëhet mirë për njerëzimin, të zhduket kjo e keqe, e pastaj kemi kohë të festojmë.

Ka pasur shumë mesazhe, na kanë ardhur nga të panjohur. Mesazh prekës ka qenë ai i ardhur nga nëna ime, është bërë tifoze. Jemi prekur, edhe ajo e kishte gëzim që nuk e kishte përjetuar ndonjë herë tjetër, është 3 vite që ndjek hap pas hapi futbollin, për shkak të zhurmave që janë bërë, këtyre që flitet për klubin, ai ishte mesazhi më i bukur për mua, telefonata e saj.

Kam nja tre orë që kam lexuar mesazhin e Erion Braçes. Edhe atë që ka folur për mua dhe klubin, e falënderoj se është njeri që ndjek sportin . Nuk po hyj te pjesa e tifozerisë, se tifozi do përkrahë klubin e tij. E falënderoj për fjalët që ka thënë për mua e klubin, shpresoj që të ecim përpara skuadrat e të ketë sa më shumë derbi, është më e bukura e futbollit në Shqipëri.

Kjo skuadër që u bë, fakti është që kur luajtëm me Partizanin, kur erdhi kthesa, kam pasur qejfmbetje të tmerrshme me skuadrën, si asnjëherë për kaq vite. Financojmë, kemi skuadër e futbollistë mjaft të mirë, ishte biseda për skuadrën. U kërkova e u thashë që financojmë jo për të dalë nga kategoria për vendet e fundit, por financojmë që të shkojmë përpara.

Egbosë i kërkova ta marrë skuadrën dhe në bashkëpunim i thashë nëse do ndihmë na thuaj nga kush e do. Kisha mesazh nga një mik tifoz i cili thoshte e gjithë Tirana po drejton sot nga stoli. Po skuadra kishte futbollistë të mire.

Të tre lojtarët Kale, Torasa e Batha i kemi marrë për gjysëm ore. Ka qenë shumë e thjeshtë, dikush ndërhyri për Torasën, kërkon kaq nëse do e sjelim. Kur futen këtu thonë menaxherët shqiptarë ju mbrojmë nga lufta, nga të këqijat, pastaj kur kalon viti i parë thonë nuk duam menaxherë e bëjmë vetë negociatat. Dikush kërkoi në paradhënie, tjetri ashtu, gjej rastin t’i falënderoj të tre, ishte shumë e shpejtë.

Të gjithë kanë dhënë kontribut, Osmani për moshën që ka është i zoti, di të komunikojë. Nëse e shihni është gjithmonë pranë Egbo e shkon e i flet. Po të isha unë, personalisht, them se nëse trajneri nuk donte të dëgjonte i thoshte ulu e mos u ço. Mund të flasim për Xhafën, për përgatitësin, mjekun. Mund të them se çelësi i suksesit ishte grupi.

Pres që Bashkia Tiranë të japë ato që i takojnë. Kanë deklaruar se do na japin shpërblim për titullin. Do të na ndihmojë.Kemi bërë një projekt që edhe qyteti zbukurohet, me biznes, qendër tregtare, etj.

Stadium me mbi 13 mijë vende, punësohen më shumë njerëz, merren të ardhura. I kemi çuar në zyrën e kryministrit projektin, shpreojmë miratimin, Se ku gjenden fondet, ai ka shumë para brenda, edhe për Tiianën, edhe për të tjerë, edhe për shtetin”,ndër të tjera Halili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!