Federata, “amnisti” në futbollin turk…

Me kërkesë të klubeve Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të pezullojë rëniet nga kategoria këtë sezon. Kayserispor, Ankaragucu dhe Malatyaspor, që kishin rënë, do të vazhdojnë të luajnë në Super Líg.

Sipas kësaj dispozite, amnisia nuk do të ndodhë vetëm në Super Líg, kategoria më e lartë e futbollit turk, por edhe në kategoritë e tjera më të ulta, si TFF 1. Líg, TFF 2. Líg dhe TFF 3. Líg, ku nuk do të zbatohet rregulli i rënies nga kategoria.

Super Líg, sezonin e ardhshëm do të luhet me 21 ekipe, pas promovimeve në ligë të Erzurumspor, Hatayspor dhe Adana Demirspor ose Fatih Karagumruk (nesër këto dy të fundit do të luajnë për vendin e fundit).

Ndërsa në sezonin 2021-22, në garën më të lartë turke, kampionati i Super Ligës, do të ketë 20 ekipe. Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, tha se vendimi është marrë falë konsensusit të të gjitha klubeve në Super Líg.

“Në fund të sezonit 2020-2021, katër ekipe do të zbresin nga kategoria, pasi Super Lig do të luhet me 20 ekipe në sezonin 2021-2022. Edhe rregulli i ri për lojtarët e huaj nuk do të zbatohet në sezonin 2020-2021, por ai do të jetë efektiv nga sezonin 2021-2022.

Kësisoj, sipas kuotës së re të vendosur nga federata, vetëm tetë lojtarë të huaj do të kenë të drejtë të aktivizohen në një skuadër nga njëmbëdhjetë që luajnë tani. TFF do të njoftojë edhe kufijtë e shpenzimeve të secilit ekip në ditën e parë të tregut, më 4 gusht”,  ka deklaruar presidenti i federatës turke, Ozdemir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!