Domenek Torrent, trajneri i ri i Flamengos…

Ish-ndihmësi i Guardiolës, do të nënshkruajë sot një kontratë për të kryer detyrën e trajnerit të Flamengos deri në dhjetor 2021. Sipas asaj që raporton “AS”, tekniku katalanas Domenek Torrent, pasi është takuar për disa orë me drejtuesit e klubit Rio de Zhaneiros, ka arritur në parim një marrëveshje, që do të nënshkruhet të mërkurën.

Te Flamengo, trajneri “Dome” Torrent do të shoqërohet nga ndihmësit e tij Zhordi Guerrero dhe Kuingdao Huanghai. Zhordi Gris do të jetë gjithashtu në stafin stërvitor, si analist. Emri i përgatitësit fizik dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, ende nuk janë përcaktuar.

63-vjeçari Domenek Torrent ka qenë për shumë vite krahu i djathtë i Guardiolës. Te Barcelona ai ka qenë si analist, ndërsa te Bayern Mynih dhe Mançester Siti, ai ka qenë asistent i Pepes. Së fundmi, ai ka qenë drejtor në skuadrën e Nju Jork Sitit në SHBA. Te Flamengo, “Dome” do të zëvendësojë portugezin Horge Zhezus, i cili kaloi te Benfika e Lisbonës.

“Unë sinqerisht mendoj se ai është i gatshëm të stërvisë në çdo vend. Ai pati një sezon të shkëlqyeshëm me Nju Jork Siti, ai ka shumë përvojë dhe unë nuk kam asnjë dyshim për aftësitë e tij. Një pjesë e mirë e suksesit që patëm në Mynih dhe Mançester ka qenë falë tij,” ka deklaruar Pep Guardiola në një konferencë për shtyp, kur u pyet për mundësinë e trajnimit të Flamengos nga Domenek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!