Mbyllet edicioni i 81-të, Nuabueze ‘Këpuca e Artë’

Teuta me mendjen te finalja e Kupës së Shqipërisë, më 2 gusht me Tiranën, dështon sot në shtëpi me Laçin, 2-3. Kurbinasit përpos një ndeshjeje për statistikë, dukej se kërkonin të ndihmonin golashënuesin më të mirë të kampionatit Kirian Nuabueze për të gjetur së paku një gol në betejen për ‘Këpucën e Artë’.

Dhe mundësia i erdhi, Nuabueze me një penallti arrin të shënojë e të shpallet golashënuesi më i mirë i edicionit të 81 kombëtar të futbollit me 24 gola, duke lënë prapa Shkurtajn me 22.

Skënderbeu arrin sportivisht të renditet i 4-ti, pasi sot ndaj Partizanit fitoi 4-1. Në pjesën e parë shënuan Gripshi e Krasniqi, duke hapur rrugën e fitores për korçarët.


Në të dytën Partizani gjen golin me një autogol, nga Pëllumbi, por të kuqtë nuk arrijnë të hapin seriozisht takimin, duke lëshuar terren dhe Skëmnderbeu që realizon sërish me Taipin e Bregun.

Më herët u luajtn edhe dy sfidat Luftëtari- Kukësi 2-5 dhe Vllaznia- Flamurtari 1-1.

Rezultatet e javës së fundit të Kampionatit të 81-të:

Luftëtari-Kukësi 2-5

Vllaznia-Flamurtari 1-1

Tirana-Bylis 1-1

Skënderbeu-Partizani 4-1

Teuta-Laçi 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!