Çinari i shëruari i fundit te Partizani…

Pasi i solli një mal me telashe Partizanit, Erald Çinari, futbollisti i infektuar me koronavirus, ia ka dalë të shërohet.

Shkodrani 23 vjeçar, një lojtar që së fundi ka përfshirë vetën, klubin aktual, NK Istrën në Kroaci, por dhe Alavesin në La Liga në një situatë të turbullt transferimi, pritet të jetë në dispozicion e të ndjekë me avokatët e tij çështjen e bllokimit të meraktos së Partizanit pasi Istra ka bërë ‘kallzimin’ në FIFA.

Sakaq, Partizani lë prapa problemet me COVID-19, pasi të kuqtë kanë lajmëruar se rumuni Dejan Boldor, dhe futbollistët e tjerë Besnik Ferati, Esat Mala dhe Kristi Kote e kanë kaluar infeksionin. Çinari ishte personi i fundit te skuadra me COVID-19.Ky ëshë lajmi më i mirë i mundëshëm.Paçka se lojtari mbetet larg planeve zyrtare të klubit. Figuron i dënuar me 4 muaj nga FIFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!