Tirana festa në… ‘izolim’

Trofeu të mërkurën: Shtimi i rasteve me COVID-19, dikton ndeshjen Tirana-Bylis dhe ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion pa tifozë.

Spostoi ndeshjen e javës së fundit të kampionatit në stadiumin “Air Albania” me synim të zgjerimit të protokollit me persona në tribunë, por kampionët e rinj të Kategorisë Superiore, Tirana, duhet të festojë në ‘izolim’ titullin 25-të kampion.

Klubi bardheblu, ndërsa kërkoi të marrë trofeun e Superligës në vitin jubile të 100-vjetorit të themelimit, në praninë e një numri të kufizuar personash, kryesisht familjarë të futbollistëve, stafit teknik dhe drejtuesve, adresoi një shkresë zyrtare në instancat përkatëse mirëpo përgjigja duket refuzuese.

Kampionët e Shqipërisë iu drejtuan me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, duke premtuar respektimin distancimit social dhe protokollit të miratuar nga vetë shëndetësia.

Drejtori i klubit kryeqytetas Arbi Laçi, deklaronte javën e kaluar e kjo nuk është kërkesa e parë e klubit drejt instutucionëve të FSHF-së, apo Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo me gjasë Tirana ka pak, ose aspak shanse, të festojë sipas asaj që ka lajmëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!