Tirana këndon në 100-vjetor

Fitoi titullin kampion dy javë nga fundi, por Tirana, pas refuzimit të institucioneve përkatëse për të lejuar nesër në ‘Air Albania’ disa tifozë apo familjarë të futbollistëve, për të qënë të pranishëm në ceremoninë festive, vjen sot me një risi interesante.

Titulli i 25-të vjen në një moment të pazakontë të pandemisë globale me bardheblutë, që pas 11 viteve pritjeje arrijnë te trofeu i kampionit.

Kështu, me rastin e 100-vjetorit të krijimit, klubi i Tiranës realizoi në bashkëpunim me personat e fushës një këngë të titulluar thjeshtë: “Bardh e blu”. Ronela Hajati në bashkëpunim me DJ Sardin, realizuan këtë kryevepër muzikore.

Klubi e ka publikuar në rrjete: (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!