Bashaksehir, kampioni i ri në Turqi

Me ndeshjen e sotme Kashimpasa-Instambul Bashaksehir (16:00), Superliga turke mbyll edicionin sportiv 2019-20.

E gjithë java u luajt dje, por për kampionët e rinj të Bashaksehirit, ndërsa ndeshjet e luajtura nuk ndikonin te çifti i sotëm, duket se është rezervuar një ditë speciale.

Ish-skuadra e Cikalleshit, në mënyrë surprizë la prapa të gjitha skuadrat e mëdha turke, si Beshiktash, Fenerbahçe, Gallatasaraj apo Trabzanspor.

Renditja në vend të 6-të e Gallatës, ka shokuar mbështetësit e skuadrës së madhe, por dhe drejtuesit. Por më keq akoma në vend të 7-të u rendit Fenerbahçe e Muriqit, e cila pritet të luajë në Europë vetëm nga fakti që Trabzanspor i dyti, është i pezulluar nga UEFA.

Ndërkaq për Gallatasarajin e Fatih Terim, ka një lajm të mirë. ‘Perandori’, pritet të ketë në skuadër Arda Turan (“ishi”- i Barcelonës), i cili me gjasë, do të nënshkruajë për Gallatasarajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!