Lokomotiva zgjedh… Tucin

Lokomotiva Zagreb kërkon vendin e dytë në javën e fundit për të tentuar të luajë në Champions League.

Sezoni futbollistik në Kroaci luan sot takimet e fundit. Si pasojë e rezultateve të javëve të fundit, skuadra “shqiptare” e Lokomotivës së Zagrebit, ka rrezikuar seriozisht të humbë vendin e dytë. Sot udhëton drejt Osijekut, i cili ka po aq pikë sa zagrebasit.

Në HNL, Dinamo është kampion, Inter Zapresiç që zbriti dhe Istra që po shkon në “play-off” për të qëndruar në 1 HNL.

Sidoqoftë, çështja e vendit të dytë është e hapur, e cila për shkak të koeficientit kroat sjell kualifikime për Champions League dhe potencialisht një udhëtim në grupin e Europa League.

Kushdo që fiton ndeshjen mes Osijek dhe Lokomotiva do të jetë i dyti, por nëse mbyllet barazim, përifiton Rijeka do të mund të fitojë e të renditet e dyta.

Në njoftimin e klubit të Lokomotivës në Twitter, zgjidhet fotoja e sulmuesit laçian Indrit Tuci. Lokomotiva shiti Uzunin te Ferencvarosh dhe ka përpara finalen e kupës së Kroacisë me Rijekën. Me ta luajnë edhe Kastrati, Çokaj, Mersinaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!