Lokomotiva, shqiptarët i bëjnë historinë

Në javën e fundit të kampionatit kroat, Lokomotiva Zagreb theu ekipin e Eros Grezdës, Osijek në transfertë (1-2) duke i rrembyer vendin e dytë, atë që të dërgon në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

Një arritje e jashtëzakonshme kjo e skuadrës që ka në përbërjen e saj 5 shqiptarë, dy prej të cilëve në ikje. Uzuni te Ferencvarosh dhe Kastrati te Dinamo Zagreb janë zyrtare por te Lokomotiva janë edhe Çokaj, Tuci e Mersinaj të cilët pasi siguruan vendin e dytë (historik për klubin), do të luajnë edhe kupën kroate ndaj Rijekes me 1 gusht.

Në 106 vite histori, Lokomotiva, nuk kishte arritur kurrë në këto nivele. Ndaj klubi e cilësoi arritjen në kualifikueset e Ligës së Kampionëve por dhe vendin e dytë si një ‘titull’ kampion. Shqiptarët e bënë historinë e klubit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!