Maliqi dhe Albpetrol ecin, Ada rrezikon rënien

Bëjnë përpara Maliqi dhe Albpetroli në Kategori të Dytë. Takimi mes tyre në Maliq parashikon duelin për t’u ngjitur në Kategori të Parë.

U luajtën ndeshjet e “play-off’ në Grupin B të Kategorisë së Dytë, mes Maliqit dhe Memaliajt në Maliq, si dhe në Patos ajo mes Albpetrolit dhe Butrintit.

Të dyja ekipet do të ndeshen mes tyre dhe fituesi i çiftit ka shans që të ndeshet me ekipin që shkon në “play-off” nga Grupi A, që zyrtarisht është Veleçiku Koplik (Dinamo ka një ndeshje të fituar në tavolinë, koplikasit e kanë mbyllur).

Ndërkohë, sa i përket “play-out”, në ‘Selman Stërmasi’, Gramozi i Qirjakos ka mundur Adën 2-3, me kolonjarët që mbijetojnë në kategori.

Ada e presidentit Alfred Pjetri ka edhe një shans, pasi duhet që të ndeshet me Valbonën e Kategorisë së Tretë që zuri vendin e tretë pas Labërisë dhe Bulqizës.

Rezultate sot:

Ndeshjet e sotme / Kategoria e Dytë

“Play-off”

Albpetrol – Butrinti 2-0

Maliqi – Memaliaj 2-1

“Play-out”

Ada-Gramozi 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!