Zhordi Krujf, Ekuadori e përzë…

E rrallë: E largojnë pa nisur. Zhordi Krujf nuk është më komisari teknik i Ekuadorit.

Asnjëherë nuk u ngjit në nivelin e babait Johan Krujf. Kuptohet permasat holandezit të ndjerë, u ngjiten në majë, ndërsa shpesh ai u konsiderua si futbollisti më modern i futbollit total. Krahasimi bëhet për pasuesin Zhordi, ndërsa në fushën e trajningut nisi në fillim vit me Ekuadorin në Amerikën Latine.

Por:

Zhordi Krujf nuk është më komisari teknik i Ekuadorit. Hollandezi ndërpreu kontratën me Federatën pa drejtuar asnjë takim, madje duke mos arritur të kryejë qoftë dhe një seancë të vetme përgatitore.

I bërë zyrtar në 14 janar, si teknik i kombëtares ekuadoriane, me një kontratë prej 1 milionë e 800 mijë euro deri në vitin 2022, divorci erdhi fill pasi u zbulua Koronavirusi famëkeq. Kjo situatë me prishjen e kontratës, mësohet se ka kaluar në duar të avokatëve. Pritet të ketë zhvillime me pasoja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!