Teleteksti i mbrëmjes…

727: Ka një angazhim të madh nga FSHF për të mbyllur edicionin e 81-të Kombëtar të futbollit. Vetë presidenti i FSHF, Armand Duka i prin kësaj fushate. Nesër në “Air Albania Stadium” i dorëzon Tiranës titullin kampion i sezonit futbollistik 2019-20.

727: Klubi i Tiranës, në mungesë të tifozëve, duket se ka programuar një dekor disi të veçantë gjatë mbrëmjes së nesërme. Edhe pse ceremoninë e drejton FSHF.

727: Egbo për racizmin: “Ka pasur një keqkuptim, sepse unë kam 20 vjet në Shqipëri dhe kam thënë se 99% e shqiptarëve më kanë trajtuar si familjar. Këtu është familja ime e dytë. Këtë kam munduar të shpjegoj. Por ka portale dhe gazetarë që mund ta nxjerrin jashtë kontekstit.”

727: Besëlidhja-Pogradeci, nesër në 18:00, në “Elbasan Arena”. Skuadrat e dyta të Kategorisë së Parë, përcaktojnë ekipin që do ndeshet me Vllazninë në tentativë për biletën e dhjetë në Superioren e radhës.

727: Ndeshje dhe orare të ndryshuara për fazat “Play-out” dhe “Play-off”. Pasnesër, më 30 korrik, Ada-Valbona në “Reshit Rusi”, Maliqi-Albpetrol në Librazhd, në orën 17:00, ndërsa Partizani B-Gramshi në “Niko Dovana”, ora 17:00.

727: Nesër nga ora 17:45, finalja e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Ballkanit. Fituesi shkon në Europë.

727: Arsenali humb deri në tetor sherbimet e Shkodran Mustafit. Qendërmbrojtësi shqiptar me nënshtetësi gjermane, iu nënshtrua një operacioni në muskulin e këmbës së djathtë.

727: Rusia është duke pritur me gishtat e kryqëzuar për vendimin e bordit të drejtorëve të atletikës, i cili mund t’i përjashtojë atletët rusë nga Olimpiada e Tokios. Vendimi do të merret në mbledhjen e nesërme, në Monako.

727: Xhon Elkan, presidenti i Ferrarit, ka konfirmuar se piloti spanjoll Karlos Sainz, i cili do të garojë nga viti 2021 për “kokëkuqen” italiane, do të jetojë në Maranelo për të qenë në gjendje të marrë pjesë drejtëpërdrejti në ndërtimin e makinës së re Ferrari.

727: “Cikli mbyllet këtu,” deklaroi David Silva, pas ndeshjes ndaj Noruiçit. Ajo ishte e fundit e mesfushorit spanjoll me fanelën e Mançester Sitit në 10 sezone. Me “qytetarët”, si askush tjetër, David Silva ka zhvilluar 434 ndeshje, duke dhënë 140 asiste dhe shënuar 77 gola.

727: Parma për të disatën herë gjatë këtij edicioni, realizon takime 1/2 apo 2/1. Koinçidenca sot erdhi ndaj Atalantës, teksa në ‘Tardini” u mund me përmbysje 1-2.

727: Inter-Napoli 2-0. Një sfidë, e cila i sherbeu me shumë Interit dhe Lautaros me atë gol nga jashtë zone. Hysaj në fushë për më shumë se 80′ minuta.

727: Anëtarja e bordit të UEFA-s, Evelina Christillin, flet për Barcelona-Napoli. “Guimaresh dhe Porto kanë qenë plani B për ca kohë. Ato janë një zgjidhje që është krijuar për situata të vështira.

727: Dani Sebajos, i huazuar nga Reali te Arsenali, duket se do të mbetet edhe për nje sezon në Londër.

727: Ish-presidenti i Federatës së Futbollit, në Maqedoninë e Veriut, Ilço Gjorgjioski, akuzohet bashkë me disa persona të tjerë për përfitime të paligjshme të të ardhurave, që duhej të kishin destinacion futbollin. Hetimet kanë nisur…

727: Bonuçi pas titullit kampion me Juven, thumbon Lacion dhe Interin në postimin privat.“Ky është titulli kundër atyre që donin të luanin vetëm ‘play off’-et, për ata që besonin se do të fitonin në vendin tonë.” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!