Trashi, kampioni përshendet të kuqtë

Partizani shpartallon Vllazinë (3-0) dhe mbyll llogaritë si me europën duke mos e arritur atë, ashtu dhe me zonën play-off.

Edicion i cili konsiderohet tërësisht zhgënjyes jo vetëm me objektivët sezonalë të paarritur por dhe me zgjedhjet italiane në pankinë apo elementët që afroi në start të edicionit.

Asani i huazuar në Suedi te AIK, pasohet së fundi me lamtumirën e një tjetri kampioni nga ‘dinastia Gega’. Është 28 vjeçari Trashi…

Një postim i Lorenc Trashit në “Instagram”, teksa ka publikuar foto me gjithë ekipin duket një mesazh i pastër lamtumire. 

Futbollisti nga Gramshi pasi ka shkëlqyer me Partizanin për disa vite, me të cilin fitoi edhe një titull kampion e kapi kombëtaren, do të largohet drejt kuvajtit për tu bashkuar me Al Qadisen

“Shpresoj të takohemi sërish në një të ardhme të afërt. Të gjitha kujtimet e çmuara, që kemi kaluar bashkë do i vë në ‘kornizë’. Më shumë se një familje”, shkruan Lorenc Trashi.

Me Al Qadisa, në Kuvajt, mbrojtësi i majtë, ka firmosur për pesë vitet e ardhshme për një shifer prej 200 mijë eurove në sezon. Partizani pranoi verdiktin duke përfituar nga kjo lëvizje 250 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!