Tomori-Vora, në lojë… trofeu

Trofeu i Kategorisë së Dytë, Tomori-Vora sot në ‘Niko Dovana’ në orën 17:30.

Pritet të jetë një finale e denjë. Tomori dhe Vora për të ngritur trofeun e Kategorisë së Dytë dhe përfituar 20 milionë lekë të vjetër nga FSHF…

Për teknikun e njohur të Tomorit, Kristaq Mile, finalja sot në krye të Tomorit ndaj Vorës në Durrës, është e dyta, në harkun kohor të tri viteve.

Tri vite më parë Mile drejtonte Naftëtarin dhe në finale u përball po në ‘Niko Dovana’ me Egnatian e Rrogozhinës. Një finale, e cila u fitua nga Egnatia 4-1 dhe në mënyrë paradoksale ishte djali i teknikut beratas, Vangjel Mile, ai që shënonte dy gola për rrogozhinasit.

Sot historia duket ndryshe. Mile në krye të Tomorit, do të ketë përballë Vorën, e cila erdhi si e para e Grupit A. Tomori pasi ka siguruar ngjitjen një Kategori më lart, synon dhe trofeun.

Nga ana tjetër, vorakët në një duel të ashpër me Luzi 2008, arritën të rikthehen në Kategori të Parë. Edhe skuadra e periferisë së Tiranës ka ambicie konkrete për trofeun e së dytës. Luhet pa spektatorë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!