Duka në Kukës, Gjici impianti gati në tetor

I ikën dy objektivët e sezonit në fushë por Kukësi duket se ka një ‘trofe’ gati. Bëhët fjalë për impiantin e ri sportiv i cili ka hyrë në fazë deçizive.

Presindenti i Nderit, Safet Gjici dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i shoqëruar nga anëtari i KE Arben Dervishi, kanë inspektuar paraditen e sotme nga afër punimet që po kryhen në stadiumin e ri të Kukësit.

Për presidentin e FSHF-së, kjo ishte hera e dytë që inspekton punimet në stadiumin tonë të ri dhe ka mbetur edhe i kënaqur nga ritmi me të cilin po punohet në këtë impiant të ri modern, që do të plotësojë edhe kushtet e kërkuara nga UEFA, në mënyrë që ndeshjet e Kupave të Europës të luhen në qytetin e Kukësit.

Gjatë inspektimit, presidenti Safet Gjici u shpreh se stadiumi do të jetë gati në muajin shtator-tetor.

“Ne besojmë se në shtator-tetor përfundon dhe do të rikthehemi fuqishëm në fushën tonë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe do ta përforcojmë edhe më shumë për rikthyer titullin kampion në Kukës sepse tifozët e këtij qyteti e meritojnë”-shkruan Kukësi në komuikatë teksa pasyron vizitën e Dukës në Kukës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!