Veliaj premton shpërblim për titullin e Tiranës

Kryebashkiaku: “Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë.”

Sapo matematika ‘foli’, Tirana dhe mbështetësit e saj, nisën të marrin jo vetëm urimet përkatëse por dhe të festojnë në rrugë. Titulli i munguar prej 11 vitëve, ka bërë që të gjithë në shtëpinë bardheblu, të jenë të destinuar për të mirëpritur titullin e 25-të.

Ndërsa policia ndal disa festues, duke krijiar ilaritet spontan është një profil i lartë i jetës në kryeqytet që jep mesazhin se për kampionët e rinj, lipset pak më tepër respekt.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mban premtimin dhe jep lajmin se ekipi i Tiranës pas shpalljes Kampion i Kategorisë Superiore për edicionin 2019-20, do të marrë shpërblimin nga Bashkia që ai drejton.

Veliaj thotë se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkaik, do të miratohet edhe shpërblimi për lojtarët dhe stafin e ekipit bardheblu.

Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë.

Po siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak bashkë me urimin dhe shpërblimi për kampionët”, -Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!