Kur vjen…Tomori

Speciale nga: Edi Spahiu

Legjenda, Përparim Kovaçi, i dorëzoi kupën e fituesit skuadrës së FK Tomorit në ceremoninë e rastit.

Kategoria e Dytë, njeh fituesit në Grupe. Vora në Grupin A dhe Tomori në Grupin B, dy skuadrat që u ngjitën në Kategori të Parë. Finalja e trofeut të kësaj Kategorie në 23 korrik në “Niko Dovana”.

Tomori fiton me përmbysje derbin e Prefekturës me Naftëtarin me shifrat 3 – 2 duke u shallur zyrtarisht fitues i Grupit B e dhënë fund “ekspeditës ” 1 vjeçare në Kategorinë e Dytë.

Suksesi i beratasve rezulton totalisht i merituar, dhe kjo falë punës së shkëlqyer që kanë zhvilluar të gjithë pa përjashtim, duke nisur nga skuadra, elementët cilësor dhe stafi teknik i kryesuar nga tekniku i njohur Vangjel Mile.

Për të mos lënë jashtë këtij suksesi edhe punën mjaft të mirë organizative dhe profesionale të klubit të futbollit, dhe mbështetjen që ka patur gjatë gjithë sezonit nga Bashkia Berat dhe titullari i saj presidenti i skuadrës Ervin Demo. Një meritë të madhe ka padyshim ka edhe donatori i skuadrës biznesmeni i njohur beratas Gramoz Toto, që me financat por dhe me disiplinën e hekurt në veçanti, i dha akoma më shumë garanci këtij suksesi.

Ndeshja:

Derbi mbetet gjithnjë derbi… I tillë figuroi edhe sot ndërsa dy skuadrat me histori 80 vjeçare mes tyre, futen në fushë me formacionet më të mira të mundshëme.

Vëndasit janë disi të tulatur në start, dhe miqtë që rrezikojnë dy herë pas dy goditjeve nga këndi me Allkanjarin dhe Bufasin në të 7′-ën Vjen kundërpërgjigja e Kopacit në të 13′ por pret Selmani.

Në një sfidë të tillë teksa golat mund të vijnë nga të gjitha kahet, shënom dy herë naaftëtari me dy herë me Allkanjari dhe Banin. I befasuar Tomori nis me shpejtësi reagimin duke mos u dorëzuar. Fillimisht dhe gjen rrjetën me Lirëza (39′) ndërsa Dervishi në minutën e 43’të pas një stopimi me gjoks

të topit, ka goditur fluturimthi nga jashtë zonës për të balancuar shifrat në 2-2.

Fraksioni i dytë nis me beratasit në kërkim të avantazhit. Në një ditë speciale si kjo, Tomori luan më mirë se kundërshtari dhe dominon në lojë e raste ndërsa në të 56’0ën Aldo Dervishi shënon sërish me një goditje të kalibruar nga jashtë zone për 3-2.

Naftëtari meëllezërit Gega dhe dyshën e sulmit Sraci-Allkanjari, bëjnë maksimumin për të mos dalë pa pikë, por nuk ia dalin dot të prishin’ ‘festën’. Të njëjtën gjë bëjnë edhe homologët e tyre vendas teksa në minutat e fundit, shpërdorojnë disa raste të pastra për shënim.

Në përfundim u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së Kupës si fituese e grupit B për tu rikthyer sërish në fushë për finalen e trofeut të kësaj kategorie në ‘Niko Dovana’ në 23 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!