Vora rikthehet në Kategori të Parë

Vora është shpallur fituese e Grupit A në Kategorinë e Dytë dhe ngjitet automatikisht në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Edhe pse u mund sot nga Gramshi me rezultatin 2-0 në sfidën e luajtur në stadiumin e Gramshit, Vora e kishte siguruar kryesimin e Grupit A me 59 pikë.

Në ceremoninë e organizuar në përfundim të sfidës ishte ish-portieri i njohur i Elbasanit, Bujar Gogunja, ai që i dorëzoi kupën e fituesit Vorës.

Tashmë, Vora do të përballet me Tomorin në finalen e Kategorisë së Dytë, që do të kurorëzojë edhe skuadrën kampione,- shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!