Laroshi, 5 ndeshje pa gol

Portieri aktual i Turbinës është vetëm 18 vjeç. Cërrikasi beson te karriera brilante…

Turbina e Cërrikut mund të jetë duke diskutuar kategorinë por në radhët e saj ka edhe protagonistë të veçantë. I tillë është rasti i portierit Vokli Laroshi për të cilin kanë nisur që tani vëzhgimet e disa specialistëve vendas e të huaj.me të ardhme të madhe. Ka një vit që mbron portën e Turbinës dhe është vetëm 18 vjeç.

Gardiani cërrikas ka bërë një paraqitje mjaft të mirë tek Turbina ndërsa në 5 takime radhazi ende nuk ka pësuar gol. Me tri takime deri në fund të kampionatit, Laroshi duket se do kërkojë të mos pësojë gol. Për të ndihmuar Turbinën drejt objektivit por dhe për të vendosur një rekord personal.

Burime nga klubi shprehen se talenti i radhës nga qyteti në periferi të Elbasanit, ka ëndërr të veshë bulzen kuqezi. Bashkëqytetari i tij Alban Hoxha mbetet shëmbulli për t’u ndjekur dhe Laroshi po ecën me shpejtësi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!