Pogradeci-Lushnja për vendin e dytë, Tërbuni për…qetësinë

Kategoria e Parë zbret sot në fushë për të dhënë verdikte finale apo për të shtruar rrugë drejt objektivëve sezonalë. Kështu në Grupin A faza Play-off, Kastrioti me biletën për në Superiore pret Erzenin me mendjen e marrjes së trofeut si fitues i Grupit A.

Asnjë interes për renditjën sfida tjetër Korabi- Besëlidhja me lezhjanët të dytët shoqëruar me takimin shtesë me të dytën e Grupit B.

Për fazën play-out, në Grupin A, takohen Veleçiku- Burreli dhe Tërbuni-Egnatia. Koplikasit thuajse të rënë ndërsa pukjanët mund të parakalojnë Dinamon teksa sot pushon.

Ndërkohë në Grupin B, luhet vetëm faza play-off pasi sfidat e mbijetesës play-out, do të zhvillohen nesër.

Një duel përcaktues për vendin e dytë në play-off, zhvillohet në Pogradec aty ku Pogradeci vendas pret në ‘Gjorgji Kyçyku’ Lushnjën. Skuadrat ndahen me nga një pikë mes tyre në favor të Lushnjës.

Besa-Apolonia vetëm për statistikë. Fierakët sikurse krutanët edicionin e ardhëshëm në Kategorinë Superiore. Sot trofeu…

Ndeshjet sot (17:30)

Grupi A,faza play-off:

Kastrioti- Erzeni

Korabi-Besëlidhja

Faza play-out:

Veleçiku- Burreli

Tërbuni-Egnatia

Grupi B, faza play-off:

Pogradeci-Lushnja

Besa-Apolonia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!