Elbasani ngjitet i dyti, Shënkolli një Ligë më poshtë

Paradoksale: Dje skuadra U-17 e Shënkollit u shpall kampione e vendit, sot Shënkolli A, zbret matematkisht nga kategoria.

U luajten sot tri takime të Grupi B të zonës “play-out” në Kategori të Parë. Marshon Elbasani, i cili ngjitet i dyti me 31 pikë pas fitores së sotme ndaj Ilirisë së teknikut Fatmir Sala. Madje duke parakaluar pikërisht ekipin nga Fushë-Kruja.

Devolli kalon Shënkollin, duke e dërguar skuadrën e periferisë së Lezhës një kategori më poshtë, ndërsa takimi tjetër i ditës mes Orikut dhe Turbinës ka përfunduar pa gola, 0-0.

Elbasani – Iliria    2-1

Devolli-Shënkolli 1-0

Oriku-Turbina      0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!