I ‘hekurti’ Nica: Teuta argëton dhe dominon rivalët…


Pas përcaktimit të finales numër 68-të, flet ekskluzivisht tekniku i përvojës së madhe. Stavri Nica, e ka fituar Kupën e Shqipërisë me Teutën në 2005 dhe Laçin në 2013.

Stavri Nica i konsideruar si trajneri i ‘hekurt’ i kampionatit Shqiptar prej disa muajve nuk është në aktivitet sportiv. Tekniku durrsak, njohës i mirë i Kategorisë Superiore dhe të Parë, shpesh është vlerësuar për punën pa kompromis jo vetëm në terren me skuadrat e shumëta që ka drejtuar por dhe në marrëdhenjet strikte me punëdhenësit e tij.

Për 65 vjeçarin teksa ka drejtuar mbi 12 klube (disa prej tyre disa herë) fitorja e mbrëmshme e Teutës ndaj Kukësit, ishte tregues i madh se skuadra e qytetit të tij Durrës (Teuta), e ka merituar tërësisht finalen.

Sporti im.al‘ e kontaktoi sot Stavri Nicën jo vetëm me idenë se mendimet e një mjeshtri pankinash janë gjithnjë të kosideruara por mbi të gjitha për të folur lidhur me finalen e 2 gushtit Tirana- Teuta.

Ishte pikërisht Nica teksa në vitin 2005 në të njëjten finale Kupe, Tirana-Teuta, luajtur në Elbasan, i jepte klubit durrsak trofeun e madh të Kupës së Shqipërisë duke fituar me penallti (koha e rregullt 0-0, 5-6 pen). I fundit trofe deri në sot…

Pas 15 vitëve nga ai sukses, Nica e konsideron përballjen e ardhëshme mjaft të ekuilibruar.

Nica, e ndoqët gjysmëfinalen Teuta- Kukësi?

“Sigurisht që e ndoqa. Jo vetëm unë që e kam drejtuar atë skuadër por i gjithë Durrësi. Në të gjitha baret e qytetit pati oshtima e britma gëzimi, jam i bindur që kemi trazuar disi qytetarët në atë orë të mbrëmjes.”

Teuta në finale me Tiranën. Ju në krye të durrsakëve e keni fituar përballjen e Elbasanit në 2005...

“Realisht jam kënaqur mbrëmë. Pashë një skuadër të mirëvendosur në fushë dhe të guximshme në momente deçizive të ndeshjes. Teuta aktuale ka një avantazh të madh pasi është shumë e suksesshme kur mbron si skuadër. Dy golat ishin kryevepër. Me meritë shkuan në finale.

Kupa e 2005?

Kanë qënë momente të mbushura me emocione të mëdha. Ndaj Tiranës nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe penalltitë na dhanë trofeun. Qyteti mbeti pa gjumë atë natë.

Gjithësesi, Teuta në ndeshjen e fituar pak javë më parë me Tiranën në ‘Niko Dovana’ (1-0) e dominoi fizikisht ndeshjen. Durrësi organizon me mjaft efikasitet sulmin e shpejtë. Kam besim por duhet qetesi, regjim, dhe agresvitet sportiv ditën e ndeshjes. Klubi feston 100 vjetorin. Më pelqen të them ‘Urime Teuta’.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!