Uzuni, kampioni i transferimit…
Myrto Uzuni: 300 mijë euro në sezon, për një shifer totale te 1.2 milionë euro, shpërndarë në katër vite kontratë te Ferencvarosh i Hungarisë.
Pasi u lakua gjithandej në skuadra elitare në Europë, Myrto Uzuni drejt kampionevë të Hungarisë, Ferencvarosh. Një hap madhor për ish sulmuesin e Laçit.
Me golin ndaj Anorthsios Famagusta për kualifikim historik të bardhezinjëve në Europa League dy vite më parë, por dhe performancën gjatë kohës te Lokomotiva Zagreb, Uzuni 25 vjeçar, duket se po arrin në majë.
Operacioni për të cilin shkruajnë mediat kroate ofron detaje lidhur me shifrat e blerjes dhe pagës së mesfushorit sulmues te gjigandët hungarezë.
Me gjasë do të jenë 300 mijë euro në sezon, për një shifer totale te 1.2 milionë euro, shpërndarë në katër vite kontratë për futbollistin beratas të Kombëtares kuqezi.
Jo keq për futbollistin e pikasur nga kurbinasit teksa u ble nga Apolonia e Fierit për një ‘grusht’ parash. Laçi e shiti Uzunin te Lokomotiva e Zagrebit për një shifer diku te 400 milion lekë të vjetër.