Shick martohet, del në skenë edhe Milani…

Sulmuesi çek Patrik Shick do të ndryshojë në mënyrë drastike jetën e tij. Më së fundmi, të shtunën ai do të martohet me të dashurën e tij historike. Prej kohësh futbollisti i kishte bërë propozimin për martesë Hanës së tij, por angazhimet e futbollit dhe më pas pandemia, e kanë vonuar ceremoninë.

Tani gjithçka është gati, Patrik do të martohet në Pragë mes miqve dhe të afërmëve të shtunën, dhe më pas ai do të kthehet në Laipcig për të vazhduar përgatitjet për ndeshjet e fazën finale të Champions League.

Por brenda një muaji, sulmuesi çek do të njohë edhe të ardhmen e tij. Laipcig vazhdon të mbetet i vendosur në kërkesën e 20 milionëve, shumë e konsideruar e papranueshme nga Roma. Ndërkohë, në skenë ka dalë edhe Milani.

Trajneri i ardhshëm i “djajve” të Milanos, sipas zërave, e njeh dhe ka simpati për sulmuesin 24-vjeçar. “Rangnik e njeh shumë mirë Patrikun. Ai është një nga njerëzit që e donte atë te Laipcig,” janë fjalët e Pavël Paskës, që është edhe menaxheri i Pavël Shick.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!