Gjasula pranë Hamburgut, kontratë dy vjeçare

‘Helmeta 2013’, i preferuari i madh i klubit të Hamburgut.

Nëse pati një kampion te Paderborini i rrëzuar nga Bundesliga para pak javëve, ai ishte tiranasi 30 vjeçar Klaus Gjasula.

Pas dy viteve te Paderborn lojtari zyrtarizoi ditën e djeshme lamtumirën e tij nga klubi. Arsyeja e thjeshtë, skuadra nuk arriti të qëndrojë në elitën e futbollit gjerman.

Pasi ka falenderuar në rrjete ish-klubin, mësohet se mesfushori kuqezi, ka gati aventurën e re e cila me gjasë, mbetet brenda Gjermanisë.

Fillimisht u fol se Gjasula do i bashkohej Fortuna Duseldorf por sot në skenë për sherbimet e tiranasit është ngjitur edhe klubi i madh gjerman Hamburg.

Edhe në këtë rast ‘helmeta 2013’ do të luante në Bundesligën 2. Në fakt mediat e Hamburgut e konsiderojnë punë të mabruar nënshkrimin me Gjasulën. madje ata hprehen se mes tij dhe Hamburg, ka një kontratë gati për tu firmosur deri në vitin 2022.

Në 29 ndeshje (dy gola, dy asistime) ai ishte në gjendje të tregojë aftësitë e tij në nivelin më të lartë. Tani Gjasula, vëllai i të cilit Jürgen luan në 1. FC Magdeburg, po punësohet në HSV. Pas Amadou Onana, ai është futbollisti i dytë në hyrje”- shkruan ‘Mopo.de’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!