Junajtid bëhet ‘vjollcë’, Kieza në ishull…

Federiko Kieza gjen akordin me Mançseter Junajtid. Siç raportohet nga Anglia 22-vjeçari i Fiorentinës dhe kombëtares axure, do t’i bashkohet “Djajve” për një shumë që vertitet te 53 milionë euro.

Beniamini i tifozerisë së së skuadrës vjollcë u pat piketuar edhe nga skuadrat e mëdha italiane si Juventus e Inter, por Ole Gunar Solskjaer arriti të bindë të preferuarin e madh dhe vetë presidentin e klubit Komiso.

Kieza, i biri i një kampioni në të shkuarën si Enriko Kieza, shihet edhe si një ndër lojtarët kyç të përfaqësueses së Mançinit për dekadën e ardhshme. Në 127 takime me Fiorentinen, sulmuesi ka shënuar 21 gola. Për hapa të mëdhenj në karrierë, e pret Premier League…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!