Inter, Konte rebus: lamtumira – 150 milionë!

Nuk e largojnë, klubi ende e konsideron pjesë të tij. Por ai nuk do të ketë “carta bianca” për në treg

150 milionë! Kaq para do t’i duhen Interi, nëse largon Antonio Konten me një kontratë 3-vjeçare dhe në vend të tij emëron një trajner të paktën të njëjtit nivel (Alegri ose Poçetino; një hap më poshtë Emeri). Një mal me euro.

Një shpenzim i çmendur në kohë të Covid-19, madje i pakonceptueshëm në pas pandemi. Ndërkohë 13.5 milionë euro janë lënë jashtë këtij bilancin, pasi këto para do të përdoren për të paguar Spaletin dhe stafin e tij gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm.

Steven Zhang dhe Suning nuk mendojnë për mundësinë e zëvendësimit të Kontes, sepse ata e vlerësojnë atë dhe shpresojnë se ende arrihen objektivat e caktuar. Administratori Marota, i cili donte me forcë ish-trajnerin e Çelsit, akoma beson në një projekt që për momentin po respektohet (në vitin e parë qëllimi nuk ishte të fitonte Champions League dhe të shkurtonte hendekun me Juven; këto ishin “të detyrueshëm” për periudhën tri vjeçare).

Sidoqoftë, nëse Konte beson se nuk ka më kushte për të ecur përpara dhe kërkon të ndalojë përvojën e tij “bluzinjtë” siç bëri në vitin 2014 me Juventusin, nuk do t’i bëhet asnjë barrikadë.

Në prani të një sfide profesionale, që konsiderohet më tërheqëse dhe e përshtatshme për ambiciet e tij (gjithmonë shikon nga Anglia dhe ëndërron të marrë hak ndaj Çelsit), trajneri apulian mund të gjendet ndonjë zgjidhje. Antonio Konte të marrë atë që do dhe Interi të shikojë sërish për trajner përreth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!