“Kafshimi” i Patrik: 4 javë dhe 10.000 euro!
Mbrojtësi i Lacios, mbrojtësi Patrik Gabaron Gil, dje na rikujtoi një gjest të harruar të uruguajanit Suarez vite më parë. Por spanjolit i ka kushtuar shumë më pak kafshimi i mbrojtësit Donati, në ndeshjen Leçe-Lazio (2-1).
Mbrojtësi lacial është dënuar vetëm me katër ndeshje për të mos luajtur, si dhe duhet të pagujë edhe 10.000 euro gjobë. Gjykatësi sportiv Mastrandrea e ka argumentuar vendimin e tij se, gjesti i futbollistit të Inzagit, “ishte një kafshim pa pasoja të dëmshme”.
Menjëherë pas ndeshjes mbrojtësi lacial Patrik, i ka kërkuar falje “viktimës” së tij. “Xhulio Donati të kërkoj falje për gjestin që bëra: ishte mungesë e kthjelltësisë. Ndërkohë, dua t’ju jap juve dhe ekipit tuaj një fat të madh për pjesën tjetër të kampionatit”, ka shkruar mbrojtësi i Lacio në Instagram.
Përgjigja e Donati ishte gjithashtu e menjëhershme: “Këto janë gjëra që mund të ndodhin në momente tensioni të lartë. Kur njeriu e kupton gabimin dhe kërkon falje, ai mbetet në fushë pa mllef”.
