Policia ndal Brozoviç, kaloi me të kuqe…

Një moment i vështirë pa dyshim për Marselo Brozoviçin, në fushë për shkak të dëmtimeve, por edhe jashtë saj.

Në mesnatën e shkuar, mesfushori i Interit, në makinën e tij Rolls Royce Cullinan (motor me 600 kuaj fuqi dhe çmimi mbi 350 mijë euro), u ndalua nga një patrullë e karabinierëve, pasi kishte kaluar me semaforin e kuq në “Piazza Cantore”, në Milano.

Kroati iu nënshtrua edhe testit të alkoolit, i cili rezultoi pak përtej kufijve të lejuar. Brozoviç u gjobit edhe për targën gjermane të makinës, e cila është e regjistruar në emër të një kompanie me qendër në Mynih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!