Luftë për vendin e dytë, por edhe mbijetesë

U zhvilluan ndeshjet e javës së 5-të të fazës “play-off” dhe “play-out”, në të dy grupet e Kategorisë së Parë. Nëse tashmë dihet se Kastrioti dhe Apolonia do të jenë dy skuadrat që do të konkurrojnë në Superiore sezonin e ardhshëm, vazhdon ende lufta për t’u renditur të dytat në grupet respektive.

Në grupin A në garë janë Besëlidhja dhe Korabi, ku lezhjanët janë më të favorizuar për një pozicion të tillë, paçka se javën e ardhshme do të luajnë në Peshkopi. Në grupin B, Pogradeci dhe Lushnja një enigmë të tillë do ta zgjidhin në përballjen midis tyre javen e ardhshme.

Gara për mbijetesë në grupin A ende vazhdon dhe intriga është ende e hapur, ndonëse Dinamo duket në një pozitë më të favorshme.

Ja dhe përfundimet e ndeshjeve të sotme në Kategori e Parë:

Grupi A, faza “ply-off”:

Besëlidhja-Kastrioti 2-0 (Hoxha 79′, 90+2′ (p)

Korabi-Erzeni 3-0 (Skuka 62′, 70′, Mziu 90’+4)

Grupi A, faza “play-out”

Burreli-Dinamo 0-1 (Kolgega 70′ )

Egnatia-Veleçiku 0-0

Grupi B, faza “play-off”

Apolonia-Pogradeci 2-2 (Zogaj 25′, Sota 90’+1/Dragoj 45′, 72′)

Besa-Lushnja 3-5 (Gonçalvez 37′, 70′ (p), Hoxha 90+2′/ Mezini 9′, 85′, Canka 71′, 73′, 77′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!