Apolonia kampione e U-17 në Kategori të Parë

KF Apolonia është shpallur kampione e Kategorisë së Parë U-17, pasi triumfoi në finalen e kësaj grupmoshe, duke mundur me rezultatin 3-2 Shkëndijën B të Tiranës.
Takimi i zhvilluar këtë të dielë në Kompleksin “Internacional Tirana” ka dhuruar emocione të mëdha, teksa Shkëndija B e Tiranës barazoi përkohësisht shifrat në 2-2 gjatë pjesës së dytë. Mirëpo, të rinjtë fierakë kanë mundur të shënojnë golin e fitores e që u siguroi trofeun në minutën e 82-të më anë të Kurtit.
Vendimtar edhe Trifoni, i cili realizoi një dygolësh në pjesën e parë për Apoloninë, që pasi kishte fituar Grupin B pak javë më parë, u shpall edhe kampione e Kategorisë së Parë për këtë grupmoshë.
Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të sfidës ishte anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, ai që i dorëzoi trofeun e kampionit djemve të KF Apolonisë. ( marrë nga FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!