Kukësi ka një çështje: Të mundë Teutën…

Drejt epilogut të një kampionati të pazakontë. Kategoria Superiore, e destinuar të luajë pa tifozë ardhur nga kushtet e një regjimi të diktuar nga pandemia globale, ka hyrë në fazë përmbyllëse.

Skuadrat e kreut me betejën për të fituar titullin (Tirana dhe Kukësi), ndërsa Laçi, Teuta, Partizani dhe Skënderbeu për një vend në kupat e ardhëshme të Europës.

Dje nisi java e 33-të me takimet Flamurtari-Bylis 2-3 dhe Partizani-Tirana 1-1. Gara vijon sot duke nisur nga ora 17:45 me Laçi-Luftëtari dhe në mbrëmje Kukësi-Teuta (Elbasan Arena) dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Ndërkaq në Kategori të Parë, duke nisur nga ora 17:30, zhvillohen të gjitha takimet e Grupit A dhe dy takime të zpnës play-off të Grupit B.

Grupi A, “play-off”:

Korabi-Erzeni, Besëlidhja-Kastrioti

Play-out:

Burreli-Dinamo, Egnatia-Veleçiku.

Grupi B, “play-off”:

Aplonia-Pogradeci, Besa- Lushnja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!