Partizani ndalet në fund, derbi i shkon…Muçit

Kategoria Superiore, java e 33: Partizani- Tirana 1-1 (Kordiero 76’/ Muçi 93′)

Ernest Muçi i shpëton nderin Tiranës dhe e afron ndjeshëm me titullin kampion. Përballë një Partizani të vendosur për të ndalur rivalin e përjetshëm, perla e 20-vjeçarit në kohën shtesë bën ‘nul’ golin e Kordieros në të 76-tën, teksa topi u devijua për në rrjetë nga Muça.

Në fakt derbi 158, përpos faktit që u luajt pa tifozë, nisi pa ritmin e dikurshëm. Përgjatë gjithë fraksionit të parë, pati pak raste për gol. Në të dytën ishin ‘partizanët’ teksa luajten më me dëshirë e vendosmëri.

Kobinah, Kale, Torrasa, Çelhaka, por dhe kapiteni Muça në prapavijë shumë larg formës së tyre sportive. Situata që ka rrethuar klubin bardheblu ditët e fundit mund të ketë privuar te rezultatet teknike. Gjithsesi, Muçi edhe sot tregoi se është një futbollist, te i cili klubi dhe Egbo duhet të kenë më shumë besim…

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Solomon (57′ Cara), Braun (84′ Llanaj), Bardhi. Trajner: R. Kalari.

Tirana: Lika, Doka, Muça (83′ Ismajlgeci), Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka (89′ Sidibe), Torasa (87′ Muçi), Kale, Kobinah, Ngo. Trajner: E. Egbo.


Kategoria Superiore, java e 33: Flamurtari- Bylis 2-3 (Hoxhaj 36′, Ribaj 76′ (p) / Malçi 32′, 90’+7′, Hidi 62′ (p)

Në Vlorë, ndeshja e luajtur në 17:45 mes Flamurtarit dhe Bylisit u vendos nga një gol në minutën e 7-të shtesë. Dy gola të kurbinasit Malçi dhe një tjetër nga Hidi me penallti, i mjaftuan Bylisit për të marrë tri pikë. Flamurtari shënoi dy herë në këtë takim me Hoxhaj dhe Ribaj me penallti.

Flamurtari: Moçka, Vrapi, Qarri, Pjeshka, Muçollari (46′ Balilaj), Aliaj (72′ Kreshpa), Ramos, Haruni (65′ Mukoj), Hoxhaj (71′ Diamanti), Rrapaj )90’+3′ Balla), Ribaj. Trajner: M. Troisi

Bylis: Hidi, Ntepe, Shkalla, Janku, Peposhi (85′ Sallaku), Ujka, Murataj, Hadroj (62′ Qardaku), Malçi, Ndreca. Mocone 55′ Peçi). Trajner: V. Dovedan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!